Ushqim, veshje, fatura komunale dhe benzin qytetarët e Maqedonisë shpesh i paguajnë me karta, ndërsa shuma që preferojnë të paguajnë me kartë është mbi 750 denarë.
Këto janë rezultatet e hulumtimit të bërë nga “MasterCard”, “MasterIndex” të kryer mbi nevojat financiare dhe zakonet e mbajtësve të kartave aktive në Maqedoni.
Sipas hulumtimit, 93.7% e të anketuarve kanë një kartë debiti, 28% kanë vetëm kartë krediti dhe 22% si debit ashtu edhe kartë krediti.
Deri në 750 denarë, shtetasit e Maqedonisë preferojnë të paguajnë para në dorë. Gjatë hulumtimit, 55.1 përqind e të anketuarve deklarojnë se nuk përdorin karta për shuma deri në 750 denarë, ndërsa 25.7 përqind deklarojnë se përdorin kartë./Telegrafi/