Telegrafi

Qytetarët e Maqedonisë ankohen për vonesë të ndihmës sociale (Video)

Qytetarët ankohen se tashmë tre muaj nuk kanë marrë asistencë sociale. Në adresë të televizionit Shenja kanë arritur disa ankesa të qytetarëve që thonë se këto tre muaj me radhë, mezi kanë arritur të mbijetojnë pa të hyra materiale. Edhe pse asistenca është një shumë simbolike, atyre u mbulon të paktën nevojat për ushqim dhe higjienë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mohon se ka vonesa të tilla. Ata thonë se ka gjasa të ketë raste individuale të cilat mund të kenë probleme teknike të azhurnimit të të dhënave personale, por menjëherë duhet të paraqiten në qendrat për punë sociale për të alarmuar gjendjen.

Ankesa të tilla për vonesë të ndihmës sociale ka pasur edhe më herët dhe vonesat kanë qenë edhe më të gjata, por siç është bërë praktikë e pashkruar, familjeve që u vonohen pagesat ua lëshojnë pas disa mujash të gjitha pagat e ngecura. E kjo praktikë e bën të pamundur planifikimin e buxhetit familjar.