Telegrafi

Qytetarët e Manastirit kërkojnë të ndërtohen shtëpi për pleq

Të rinjtë e Manastirit masovikisht po largohen nga qyteti, ndërsa për pleqtë nuk ka kush të kujdeset. Në qytet janë një numër i madh i pleqve dhe personave që janë të vetëm. Migrimi po e ndryshon traditën që për pleqtë të kujdesen fëmijët e tyre dhe në shtëpinë e vetme të pleqve ka listë të madhe të pritjeve. Qytetarët e Manastirit thonë se kanë nevojë për shtëpi të pleqve më shumë se kurrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur mblidhemi ne pensionistët, tema e parë e jona është ajo se duhet të ndërtohen më shumë shtëpi për pleq, qoftë të lira apo të shtrenjta. Fëmijët e mi janë jashtë dhe unë jam i vetëm me gruan time, përderisa jemi dy në rregull, por çfarë do të bëjmë më vonë”, deklaroi një pensionist për Telma.

Edhepse ka pasur iniciativa të ndryshme për ndërtime të shtëpive të pleqve, deri tani në Manastir nuk është hapur asnjë shtëpi private dhe nuk ka paralajmërime për shtëpi shtetërore për pleq./Telegrafi/