Site icon Telegrafi

Qytetarët e Libanit nuk mjaftohen me dorëheqjen e qeverisë, e kërkojnë edhe atë të Presidentit

Protestuesit në Liban si duket nuk u mjaftuan me dorëheqjen e qeverisë së vendit, pasi të njëjtit kërkojnë edhe atë të presidentit Micheal Aoun.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qytetarët e vendit i kanë fajësuar udhëheqësit në pushtet për sa i përket shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të martën e kaluar në Bejrut.

Protestat në kryeqytetin në Bejrut shpërthyen edhe të martën me sloganin “zhdukni autoritetet si fillim”.

Shpërthimi në Bejrut i ka lënë të vdekur rreth 163 persona si dhe lëndoi rreth 6,000 të tjerë, ndërkohë rreth 300 mijë njerëz mbetën të pastrehë.

“Problemi nuk përfundon vetëm me dorëheqjen e qeverisë”, thuhej në protesta.

“Micheal Aoun është ende në krye të detyrës”, shkruhej në pankartat e protestuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version