Site icon Telegrafi

Qytetarët e Koçanit kërkojnë zhvendosje të deponisë së qytetit

Deponia e Koçanit, ku depozitohen mbetjet e katër komunave, prej disa muajsh po digjen thuajse çdo ditë dhe rrezikon shëndetin e banorëve të Koçanit.

Organizata joqeveritare Green ORG organizoi protestë për shkak të jo gatishmërisë së autoriteteve për të zgjidhur problemin e kahershëm.

Problemin më së shumti e ndjejnë banorët e fshatit Beli, që ndodhet pranë deponisë.

Në Koçan sot nis nisma e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për dislokimin e deponisë.

Exit mobile version