Site icon Telegrafi

Qytetarët e ç’kyçur nga sistemi i ngrohjes në Shkup nuk do të paguajnë fatura të paracaktuara

Nga partia opotzitare LSDM sot nëpërmes një kumtese thonë se qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi ngrohjes në Shkup nuk do të paguajnë fatura fikse siç ka qenë më herët.

“Me vendimin e Komisionit Rregullator për energjetikë, tani më nga muaji prill qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi ngrohjes në Shkup më nuk do të paguajnë fatura fikse për periudhën e kaluar, siç ishte deri më tani”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se faturat e paracaktuara për qytetarët e ç’kyçur nga sistemi i ngrohjes ngelin në histori.

“Qytetarët të cilët nuk e shfrytëzojnë energjinë e ngrohjes, përfundimisht do të jenë lirohen nga pagesat e paracaktuara, të cilëve u jepej si faturë e rregullt që nga viti 2011”, thonë nga LSDM.

Sipas vlerësimeve, siç thonë nga LSDM, 12.000 familje në Shkup, të ç’kyçur nga qendra e sistemit të ngrohjes, me vite kanë paguar fatura pa marrë parasysh që ato nuk e kanë shfrytëzuar këtë shërbim./Telegrafi/

Exit mobile version