Telegrafi

Qytetarët e cilit shtet janë më të lumturit në botë?

Çdo vit, Indeksi Botëror i Lumturisë analizon popujt të ndryshëm përgjatë botës që të tregojë se cili vend e ka popullsinë më të lumtur në botë.

Këtë vit populli më i lumtur është shpallur ai nga Danimarka, i ndjekur nga Zvicra, Irlanda dhe Norvegjia. Kurse ShBA-të renditen në vendin e 13-të, transmeton Klan Kosova.

Lista bazohet në përgjigjet në pyetjen kryesore të vlerësimit të jetës, dhe të anketuarit duhet të përgjigjen nga numri 1 deri në 10.