Telegrafi

Qytetarët dhe pronarët e bizneseve dekorojnë bredhin në qytetin e Pejës (Foto/Video)

Komuna e Pejës  sivjet nuk ka ndarë buxhet për ta dekoruar qytetin për festat e fundvitit, por me këtë nuk po pajtohen qytetarët dhe pronarët e bizneseve, të cilët po e dekorojnë qytetin.

Me vetinciativë dhe vetëfinancim të qytetarëve dhe Fshatit Turistik N’MAL po dekorohet bredhi i madh në sheshin kryesor në qendër të qytetit të Pejës.

Në këtë mënyrë nuk do të mungojë dekorimi dhe pamja festive e Vitit të Ri në sheshin e qytetit në Pejë. /Telegrafi/