Site icon Telegrafi

Qytetarët dëmtojnë trenin“Bllaca 99” (Foto)

Në përvjetorin e eksodit të Bllacës, ishte vendosur gur-themeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”.

Shumë qytetarë morën pjesë në këtë inaugurim, duke iu bashkëngjitur rrugëtimit me tren, por kësaj radhe me dëshirë.

Por, treni tashmë nuk është në gjendjen siç u inaugurua.

Si thuajse çdo gjë që dëmtohet edhe ai është dëmtuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Siç shihet në fotot më poshtë, fillimisht i është thyer xhami, më pastaj është demoluar…

Treni “Bllaca 99” u vendos për të kujtuar ikjen masive të shqiptarëve pas përndjekjes nga forcat serbe.

Kujtojmë se treni është vendosur me datën 11 prill, në 20 vjetorin e eksodit të Bllacës, e në kujtim të kësaj ngjarjeje, ishte hapur edhe një ekspozitë e cila ilustronte përjetimet e shqiptarëve.

Exit mobile version