Telegrafi

Qytetarët i bashkohen protestës së opozitës kundër krijimit të komunës së Prilluzhës

Dhjetëra qytetarë të Vushtrrisë i janë përgjigjur ftesës për protestë të tri partive opozitare kundër themelimit të komunës së Prilluzhës.

Protestuesit po mbajnë në duar parulla me mbishkrimet “ndal copëtimit të Kosovës”, ” Prilluzha toka jonë, nuk e japim, merreni Thaçin e Mustafën” “Zajednica ka vdekur” e të ngjashme për të kundërshtuar kështu themelimin e komunës së re, raporton KTV.

Protestës i janë bashkuar edhe zyrtarë të lartë të partive opozitare.

Aty është parë lideri i VV –së Visaf Ymeri, deputetja e kësaj partie Aida Dërguti, deputeti nga AAK Ali Bdrisha, pastaj Ahmef Isufi, Smajl Latifi, Bajram Ajeti e Bilall Sherifi.

Këtë protestë qeveria e ka quajtur trillim politik.