Site icon Telegrafi

Qytetarët ankohen për punën e postierëve në rajonin e Tetovës

Posta e Maqedonisë është institucioni i cili merret me dërgesat e shumëta nëpër shtëpië e qytetarëve, duke filluar nga letrat, pakot, e deri te fletëpagesat e ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, jo çdo postier e kryen detyrën për të cilën paguhet. Rasti për të cilin flasim, ka të bëjë me fshatin Strimnicë të Tetovës, ku banorët aknohen se postieri nuk e kryen detyrën e tij.

Ai i sjell dërgesat e ndryshme, por nuk i shpërndanë nëpër shtëpitë ku duhet t’i dërgojë. Kudo që të mundet i lë ato, prandaj qytetarët kanë probleme me pranimin e çfarëdo lloj dërgese. Kjo bën që qytetarët të vonohen edhe në pagesat e taksave të ndryshme, pasi që nuk i marrin në kohën e duhur./Telegrafi/

Exit mobile version