Telegrafi

Qytetarët ankohen për një rrugë të pashtruar në Ferizaj

Qytetarët dita ditës janë duke raportuar në platformën ndreqe.com për shumë parregullsi nëpër vendbanimet e tyre pothuajse nga të gjithë komunat e Kosovës.

Një ankesë tjetër është dërguar në këtë platformë nga qyteti i Ferizajt.

Qytetarët janë ankuar se rruga “Behxhet Sojeva”, në Ferizaj ka 10 vite që nuk është e shtruar në asfalt.

Sipas tyre, kjo rrugë po bëhet çdo ditë e më shumë vështirë e kalueshme, pasi në kohëra me reshje shiu në këtë rrugë ka shumë pellgje me ujë.

“Rruga Behxhet Sojeva në Ferizaj. Që më shumë se 10 vite kjo rrugë është në këtë gjendje”, thotë qytetari në ankesën dërguar në ndreqe.com.

Telegrafi ka dërguar pyetje në mënyrë elektronike në Komunë të Ferizajt rreth kësaj problematike për këtë rrugë dhe është në pritje të një përgjigje.

Ndryshe, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj. /Telegrafi/