Telegrafi

Qytetarët ankohen për infrastrukturën në Prishtinë (Foto)

Rrugët e Prishtinës janë më të frekuentuarat, dhe gjasat për dëmtimin e tyre janë më të mëdha.

Infrastruktura jo e mirë rrugore është vlerësuar si një nga faktorët që po ndikon në shkaktimin e aksidenteve me pasoja vdekjeprurëse.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar për probleme të ndryshme infrastrukturore në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Te rruga “Mikel Marubi” në kryeqytet, asfalti është i dëmtuar në masë të madhe dhe vështirëson kalimin e automjeteve.

Rruga “Mikel Marubi”

Ndërsa në fshatin Mramor, janë ndalur punimet për ndërtimin e rrugës dhe urës, dhe gropa e mbetur është mbushur me ujë dhe po rrezikon banorët.

Mramor

Kujtojmë, dy vite më parë, dy fëmijë kanë humbur jetën në Kolovicë, si pasojë e rënies në një gropë të mbushur me ujë.

Një tjetër qytetarë ka dërguar fotografi nga rruga “Malush Kosova”, e cila sipas tij, përmbytet sa herë ka reshje./Telegrafi/

Rruga “Malush Kosova”