Site icon Telegrafi

“Qytet pa lum, por me kupa shumë”

Basketbollistët e Sigal Prishtinës pa ndonjë mund të madhe triumfuan në duel me ekipin prizrenas, e cila nuk ia doli të tregohet ekip i denjë për skuadrën më të suksesshme në vendin tonë.

Basketbollistet e Bashkimit vetëm në dhjetëminutëshin e parë i bënë ballë prishtinasve, ndërkohë, që në periodën e dytë fjalën në parket e kishte ekipi “bardhekaltër”. Me rezultatin 52-33, në favor të Sigal Prishtinës, skuadrat shkuan në pushim.

Prishtinasit edhe në periodën e tretë kanë dominuar bindshëm në parket dhe duke shkundur Bashkimin. 70-56 ishte rezultati i periodës së tretë në favor të kryeqytetasve.
Edhe në dhjetëminutëshin e fundit ishin basketbollistët e Sigal Prishtinës të cilët mbanin pa ndonjë problem epërsinë në rezultat. Përfundimisht Sigal Prishtina mund Bashkimin me rezultat 92-65.

Lojtari më i dalluar në radhët e Sigal Prishtinës ishte Dardan Berisha më 33 pikë të shënuara.

Sigal Prishtina për të 11-të herë rrëmbeu trofeun e Kupës së Kosovës, madje nëntë herë radhazi ka triumfuar në këtë garë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version