Site icon Telegrafi

Qyteti fantazmë: Kështu duket qyteti kanadez pas zjarrit që kaploi këtë vend (Foto)

Mbi 90.000 njerëz janë evakuuar nga qyteti kanadez Ford Mekmarey, që pak ditë më parë u kaplua nga një zjarr katastrofik.

Në këtë ngjarje të tmerrshme, raportohet se 10 për qind e qytetit është shkatërruar, ndërsa mbi 2.400 objekte janë shkatërruar tërësisht, transmeton Telegrafi.

Por pas përmirësimit të kushteve klimatike, zjarri është lokalizuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet e këtij vendi pritet që gjatë dy javëve të ardhshme të rikthejnë shumicën e banorëve në qytet, shtëpitë e të cilëve janë djegur, transmeton Telegrafi.

Zjarri që për shtatë ditë ishte zgjeruar në pjesë të ndryshme të Kanadasë, vlerësohet të ketë shkaktuar dëme materiale në vlerë miliarda dollarë.

Autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar, se deri më tani nuk ka të raportuar për ndonjë të vdekur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version