Site icon Telegrafi

Qysh në debutim, Dani Olmo në rolin e heroit te Barcelona – ia fiton tri pikë

Barcelona ka triumfuar me shumë mund ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 në javën e tretë në La Liga.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Unai Lopez, që u asistua nga De Frutos.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë kishte më shumë dramë.

Në minutën e 60-të, Pedri i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Raphinhas.

Robertë Lewandowski mendoi se e kishte kaluar në epërsi Barcelonën, por që Jules Kounde kishte shkaktuar faull, ndërsa VAR-i e anuloi golin e polakut.

Heroi i skuadrës katalunase ishte Dani Olmo, që debutoi, duke realizuar në minutën e 82-të golin e fitores, për 2-1.

Pas javës së tretë, Barcelona vazhdon të jetë lidere me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt takohet me Valladolidin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version