Site icon Telegrafi

Qymyr në mes të Prishtinës, reagon Memli Krasniqi

Cilësia e ajrit në vendin tonë, veçmas në kryeqytet vazhdon të jetë alarmante.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit shihet si rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e njeriut, ndërsa është vet faktori njeri ai që është ndotësi më i madh i tij.

Në lidhje me këtë përmes një fotografie ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Në mes të Prishtinës qymyr, tani jo kerret po e ndotin ajrin, qeto kerre janë edhe verës.Ndryshe vitin e kaluar për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër, u ndalua përdorimi i thëngjillit, në të kundërtën përdoruesit edhe do të sanksionoheshin”, shkruan Krasniqi.

Kujtojmë që dimrin e kaluar, Prishtina ka qenë një nga qytetet më të ndotura në botë.

Exit mobile version