Telegrafi

Qyeteti i Pejës largon vetë lëngjet serbe nga supermarketet

Duket se vetëdijesimi i biznesmenëve për të ruajtur reputacionin e mbërritur në tregun e këtushëm ka qenë arsyeja e këtij veprimi, ndërkohë që autoritete komunale shtojnë se arsyeja e dytë, edhe më e fortë, është se ata furnizohen nga furnitorë të ndryshëm dhe se mallin e përfolur e paguajnë tek pasi të kenë bërë shitjen e tij.

“Prandaj nuk ka pasur nevojë për intervenim dhe shqiptim masash ndëshkuese”, thonë në këtë dikaster.

Shefi i dikasterit sanitar, Muhamet Avdyli, ka thënë të martën se asnjë nga produktet e cilësuara nga Ministria e Shëndetësisë si të dyshimta dhe jo në përputhje me deklaracionin e tyre nuk gjendet në shitje.

“Gjithë lëngjet e cilësuara tashmë si jo cilësore janë tërhequr nga vetë biznismenët”, ka thënë Avdyli.

“Malli i tërhequr nga shitja nuk është asgjësuar. Pritet ndonjë vendim tjetër nga Inspektorati i Sanitar Kosovës”, ka thënë shefi i sanitarëve të Pejës, Skënder Avdyli, duke përmendur mundësinë e superanalizës që eventualisht mund të kërkohet nga importuesit e tyre në Kosovë.

Përderisa në 9 supermarketet e Pejës këto lëngje nuk shihen të ekspozuara për shitje që nga data 5 janar, situata nuk duket e njëjtë edhe në dyqanet e vogla.

Autoritetet komunale shprehen të vetëdijshme se puna qëndron më keq në dyqanet e vogla. “Ne nuk mund ta mbulojmë gjithë rrjetin tregtar me 3 inspektorë”, ka thënë Avdyli.

Sipas shefit Muhamet Avdyli shënimet e fundit pas bërjes çështje të këtyre lëngjeve flasin për 5 mijë tonë lëngje të tilla në Pejë, të ndaluara për konsumim. (koha)