Site icon Telegrafi

Qyetarët e Maqedonisë ende shfrytëzojnë ujë nga puset dhe çezmat e fshatit

Rreth 27 përqind e popullsisë rurale në Maqedoni është e lidhur me sistemin e ujësjellësit të qytetit, menaxhohet në mënyrë profesionale nga 56 shërbime publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth 62 për qind e banorëve rural furnizohen me ujë nga ujësjellës të vegjël në fshatrat që përdorin burime private; rreth 4 përqind e popullsisë rurale varen nga objektet lokale të furnizimit me ujë (puse, pompa, çeshma të fshatit, bunar).

Problemet e përbashkëta që ndikojnë në cilësinë e ujit të pijshëm në sistemet e furnizimit me ujë janë si pasojë e mungesës së zonave të mbrojtura dhe gardhe, furnizime me rrjet të ujit të dëmtuara, klorinim i parregullt i ujit të pijshëm dhe trajtim joadekuat i ujit, u tha në raportin e Institutit për Shëndet Publik në nder të Ditës botërore të ujit. /Telegrafi/

Exit mobile version