Site icon Telegrafi

Quni uron homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për pranimin si shtet anëtar në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) si shtet anëtar.

Quni përmes kësaj letre ka uruar Maqedoninë e Veriut duke shprehur edhe vlerësimin e tij të lartë.

Ai u shpreh i bundur se me këtë akt shumë të rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, janë rritë mundësitë që të punohet edhe më shumë në mes të dy ministrive të mbrojtjes, duke kontribuar në rritjen e shkallës së sigurisë në rajon.

”Duke pasur parasysh rëndësinë e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj për vlerësimin tim më të lartë”, shkruan Quni. /Telegrafi/

Exit mobile version