Site icon Telegrafi

Quni i thotë Halitit se gjatë luftës kishte kërcënuar shqiptarë, deputeti i PDK-së e quan rrenc

Debati në mes të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe atij të LDK-së, Anton Qunit është ndezur sërish në seancën e Kuvendit.

Haliti i kërkoi sqarime Qunit se cilat janë dëshmitë që i ka dorëzuar në lidhje me 8 milionë marka gjatë kohës së luftës.

Quni tentoi të sqarojë disa herë këtë çështje, por Haliti i kërkoi fakte.

Deputeti i LDK-së i tha kolegut nga PDK-ja se nuk është në stacionin policor, derisa e akuzoi edhe për gjëra tjera.

Ai tha se Haliti ndoshta po mendon se është në vitin 1999, “ku jeni mësuar të dhunoni, vrisni, shantazhoni,etj”.

Kjo deklaratë e ka acaruar sërish Halitin i cili e ka quajtur rrenc Qunin, duke i thënë se nuk ka asnjë dëshmi as për ato çka tha për 8 milionë markat e luftës e as për akuzat e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version