Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherit deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se është shqetësim thelbësor situata në FSK, e cila prek shëndetin dhe mirëqenien e ushtarëve tanë.
Quni u shpreh është detyrë parësore e Ministrisë së Mbrojtjes që të siguroj mirëqenien e ushtarëve tanë.
Ai tha se Qeveria nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur.
“Por Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur. Është diçka që mund të planifikohet me kalendar dhe me transparencë”, tha Quni.
Quni pyeti se nëse shtetet e fuqishme ushtarake si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, po ashtu edhe vendet tona fqinje mund të ndjekin procese të hapura, atëherë cilat mund të jenë motivet që Kosova të veprojë ndryshe.
Quni kërkoi të merren hapat e nevojshëm “duke përdorur ekspertizën e NATO-s”. /Telegrafi/