Deputeti i LDK-së, Anton Quni, pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se sot nuk u përmbushën pritjet e atyre që deshën të shohin dështimin e LDK-së.
Quni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kuvendi i sotëm ishte i suksesshëm dhe në përputhje me rregullat statutare të partisë.
Postimi i plotë i Qunit:
“Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.
Kryetari Mustafa, ne paraqitjen e pare pas marrjes se mandatit ka thene se LDK-ja do te fitoj garen nacionale dhe ka premtuar me shume hapsirë e mundesi per brezin e ri.
Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga;
Anton Quni
Hatim Baxhaku
Haxhi Avdyli
Sadije Osaj Jakupi
Xhavit Ukaj dhe
Driton Selmanaj
Urime dhe na prifte e mbara!” (sic.), ka shkruar Quni.
Të përkujtojmë se Anton Quni në zgjedhjet e sivjetme brenda LDK-së, u zgjodh kryetar i Degës së LDK-së në Prizren. /Telegrafi/