Telegrafi

Quni: Nuk jam thirr nga asnjë Gjykatë për të dëshmuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar nuk është thirr, as si dëshmitarë, as si i akuzuar.

“Kurrë nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar nuk jam thirr si dëshmitarë apo si i akuzuar. Kjo që u tha është shpifje, e kam një aktakuzë nga Serbia ku jam i dënuar me 15 vjet. Emblema e UÇK-së nuk është emblemë që duhet me u fsheh ata që kanë bërë krime luftës, emblema është e atyre që kanë bërë luftë të pastër të cilët duhet të qëndrojnë përballë dhe ta mbrojnë atë”, tha ai.