Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka çuar mesazh në partinë e tij.
Kjo pasi, zgjedhjet në Lidhjen Demokratike veçse po afrohen.
“Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”.
“Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së”, ka shkruar Quni.
Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala janë tre kandidatët me mundësinë më të madhe për ta marrë nën drejtim LDK-në.
Emri i Kujtim Shalës ka qenë ndër më të përmendurit për pasues të Isa Mustafës, që ditë më parë u shpreh se ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit në LDK, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me gjithë atë, kjo mbetet të shihet në Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së që do të mbahet më 14 mars, njofton Telegrafi.