Telegrafi

Quni ‘godet’ Veselin: Do të jem deputet derisa t’ju shoh ty dhe Thaçin prapa grilave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka qenë tejet i ashpër karshi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Quni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.

Deputeti i LDK-së tha se Veseli vjen nga një formacion shumë i dyshimtë dhe formacion që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve.

“Në finale keni mu demasku. Qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rend kushtetues, zhvillim ekonomik, për integrimin e Kosovës, për stabilitet”, tha Quni.

“LDK është shtylla më e fortë e shtetit të Kosovës dhe do të ballafaqohemi”, tha Quni.  /Telegrafi/