Site icon Telegrafi

Quni: FSK-ja gati për tu dalë në ndihmë qytetarëve

Sot janë bërë 21 vjet kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të parandaluar edhe tensionimin e mëtejmë të rajonit të Ballkanit dhe për të parandaluar masakrat në Kosovë.

Anton Quni, ministër  i Mbrojtjes, ka kujtuar ditën kur NATO -ja ndërmori sulme ndaj caqeve serbe.

Ai ka deklaruar se pas 21 vjetëve Kosova është në rrugë të mirë të ecjes përpara dhe për këtë edhe FSK është duke i ngritur kapacitetet me partnerët e vet.

Quni ka folur edhe për luftën kundër Covid 19.

“Ne jemi në funksion, tani po japim ndihmë që na është kërkuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij FSK-ja gati për tu dalë ndihmë qytetarëve. ” FSK është e gatshme në çdo kohë të jetë pranë qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Exit mobile version