Telegrafi

Quni fitoren ia dedikon Agim Kikajt

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ia ka dedikuar suksesin e tij ish-deputetit të ndjerë të LDK-së, Agim Kikajt.

Quni sot fitoi edhe një mandat si deputet duke u futur në mesin e më të votuarve në koalicionin LAA, ndërsa pas këtij suksesi ka treguar një takim me djalin e Agim Kikajt, që ndërroi jetë në prag të zgjedhjeve.

Ky është postimi i Qunit në Facebook:

Të nderuar qytetar!

Ende i kam të freskëta në kujtime porosit, këshillat, ëndërrat, dëshirat por edhe qortimet nga gjithë qytetarët anekënd Republikës së Kosovës.

Të gjitha ato takime, biseda e shtrëngime të duarve, më në fund rezultuan me besim edhe më të fuqishëm.

Në një rast solemn gjatë fushatës, më kujtohet një moment kur takova Altin Kikën, të birin e deputetit të ndjerë, Agim Kikaj, i cili ndërroj jetë në prag të zgjedhjeve. Altini më shtrëngoi dorën dhe më uroj suksese, edhe pse me mërzinë e tij, u mundua të buzëqesh. Ishte emocionuese, por unë i premtova se fitoren do ja dedikoj babit tënd, Agimit. Pastaj, Altini më shtrëngoj dorën edhe më fort dhe buzëqeshi më shumë. Andaj, të gjithë ju që më dhatë besimin, me bekimin Tuaj, më lejoni që këtë fitore të ja dedikoj, Agim Kikës, njeriut që në momentet më të vështira na dhuronte buzëqeshje.

Faleminderit Kosovë!