Site icon Telegrafi

Quni: Duhet treguar vullnetin tonë dhe shpirtin luftarak

(Foto: kosovahandball.info)

Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në kualifikimet për ‘Euro 2024’ në hendboll. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë përballë djemve tanë do të jenë hendbollistët e Sllovenisë.

Sllovenia ka lojtarë në nivel të lartë evropian dhe llogaritet favorite. Në fakt sllovenët janë favoritë të gjithë grupit.

Te skuadra jonë respektojnë Slloveninë, por janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në kërkim të suksesit.

Pivoti Luigj Quni, i njohur për angazhimin e madh dhe dëshirën, thotë se më shumë se me fitoren e humbjen ka të bëj me luftën maksimale nga fillimi e deri në fund.

“Ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të luftojmë në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Por për mua nuk ka të bëjë me fitoren apo humbjen. Bëhet fjalë për të treguar vullnetin tonë dhe shpirtin luftarak që kemi. Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë këtë në Podgoricë. I kemi borxh vetes dhe të gjithë tifozëve tanë që të tregojmë sërish fytyrën tonë të vërtetë. Kam besim të plotë tek ekipi se do të tregojmë një lojë të mirë”, ka theksuar Luigj Quni.

Kosova të mërkurën humbi nga Mali i Zi në Podgoricë. Ndërkohë Sllovenia të enjten fitoi ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Exit mobile version