Sevdai Radogoshi bën pjesë në trupën e aktorëve më të mëdhenj shqiptar.
Me një karrierë më se 40 vjeçare në teatër dhe kinematografinë shqiptare padyshim është i dashur për publikun tonë.
Por, përveç si aktor me rolet si “Qumili” duket se e ka qenë edhe një atlet i mirë, të cilën e dëshmon një fotografi që aktori e ka publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Siç duket pas personazheve komike, ka qëndruar një person muskulozë.
Ndryshe, Radogoshi së fundi ka realizuar një film “Gazuzi dhe Zemernija në Baushtell”, i cili u prit mirë prej publikut. /Telegrafi/