Sevdai Radogoshi ka folur rreth filmit më të fundit, premiera e të cilës është dhënë ditë më parë në pallatin e kulturës në Gjakovë.
“Gazuzi në Baushtell”, titullohet filmi, ku flet rreth një babe dhe të birit që shkojnë të punojnë në diasporë.
Aktori ka qenë mysafir i emisionit Reload të RTV Dukagjinit, ku ka folur rreth edhe projekteve të tjera filmike, transmeton Telegrafi.
“Tematika e filmik ka të bëjë me një baba dhe të birin që shkojnë në kushte të vështira dhe nëse nuk mundet të punon në vendin e vetë, as në vendin e huaj nuk mundet. Filmi është xhiruar në Graz të Austrisë dhe Munich të Gjermanisë”, ka Radogoshi.
Filmi kujtojmë është i metrazhit të gjatë dhe zgjat mbi 70 minuta ndërsa këtë të shtune do të jetë repriza në RTV Dukagjini. /Telegrafi/