Site icon Telegrafi

Qumështi vendor, konkurrent jo vetëm në rajon

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimin Rural do të vazhdojë të mbështes fermerët që merren me industrinë e qumështit.

Nga viti 2008 e deri më tani, Ministria përmes granteve – në mbështetje të USAID dhe Komisionit Evropian – ka ndarë rreth 40 milionë euro-grante dhe subvencione për përpunuesit e qumështit.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i bujqësisë, Vezir Januzaj, në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me temë “Sfidat e Industrisë së Qumështit në Kosovë”.

Ai po ashtu tha se ministria është e fokusuar në subvencionimin e prodhimit të qumështit të freskët.

Muhamet Mustafa, deputet dhe kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se është mirë që të vendosen masat mbrojtëse për prodhuesit vendor, me qëllim që të mbrohen prodhimet vendore.

Ndërsa, kryeshefi i Agjencisë së Veterinarisë dhe U shqimit të Kosovës, Valdet Gjinovci, tha se cilësia e qumështit të prodhuar në vend është e nivelit të lartë.

“Lirisht mund të themi se ne me qumështin vendorë jemi konkurrentë, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe me vendet më gjerë”, tha Gjinovci.

Në këtë tryezë po ashtu është diskutuar importit të yndyrave bimore që shiten si qumësht po që në fakte janë produkte bimore.

Exit mobile version