Telegrafi

Qumështi për fëmijët “Celia” largohet nga tregu i Maqedonisë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka tërhequr një sasi të qumshtit për fëmijë “Celia”, i cili është importuar nga Franca në tregun e Maqedonisë.

“Përmes sistemit të BE-së disa herë kemi marrë informacion për ushqim të pasigurtë, të qumshtit për fëmijë i cili importohet nga Franca”, thonë nga AUV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga AUV shtojnë se janë larguar paketimet prej 1400 gram për fëmijët prej 0 deri 6 muaj, si dhe paketimet prej 2400 gram për fëmijët prej 6 deri 12 muaj. Gjithashtu janë tërhequr edhe prodhimet “Celia Prema” prej 400 gramëve dhe “Celia Digeks” prej 400 gramëve.

Konsumatorët të cilët kanë blerë këto prodhime nuk duhet t’i konsumojnë dhe të njëjtat mund t’i kthejnë në vendet që i kanë blerë./Telegrafi/