Site icon Telegrafi

Qumështi nuk vështirëson frymëmarrjen

Në revistën Medical Hypotheses, në të cilën publikohen teoritë radikale biomjekësore, janë publikuar supozimet, me anë të të cilave shpjegohet se megjithatë një numër i vogël i njerëzve vuajnë nga problemet me frymëmarrje si pasojë e qumështit.

Duke analizuar disa studime, autorët kanë ardhur në përfundim se jo çdo qumësht është i njëjtë.

Një lloj i caktuar i lopëve, prodhojnë qumështin që përmban proteinën e quajtur beta-CM-7, e cila stimulon gjëndrat përgjegjëse për prodhimin e mukusit në sistemin tretës.

Këto gjëndra janë të pranishme edhe në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa krahas shfaqjes së inflamacioneve (p.sh. te astma), prodhohet sasi e madhe e mukusit.

Kjo teori krijon lidhshmëri në mes të konsumimit të qumështit dhe sasisë së rritur të prodhimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes, mirëpo shkencëtarët thonë se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë. /Telegrafi/

Exit mobile version