Telegrafi

Qumështi natyror është më i mirë

Një grup studiuesish nga Universiteti i Newcastlet kanë zbuluar se lopët të cilat kullotin kullosën e freskët dhe tërfilin, japin qumështin me kualitete më të mira, i cili përmban më shumë acide yndyrore të nevojshme, antioksidantë dhe vitamina, në krahasim me lopët të cilat ruhen në fermat konvencionale.

Hulumtimet kanë treguar se në qumështin e lopëve të cilat kullotin jashtë, gjendet i pranishëm një acid shumë i nevojshëm yndyror, acidi linolinik (CLA9) me përqendrim prej 60%.

Sipas këtij studimi të botuar në revistën, Journal of Science of Food and Agriculture, tregohet se lopët të cilat kullotin të lira dhe ushqehen kryesisht me silazh, gjë që ndodh në fermat organike, është arsyeja kryesore për dallimin në përbërjen e qumështit në krahasim me qumështin e zakonshëm të cilin e blejmë në treg.