Site icon Telegrafi

Qumështi i gjirit iu bë kuq si gjaku, lehtësohet kur mëson shkaktarin – kishte pirë lëng rrepash (Foto)

Po ushqente të bijën me qumështin e gjirit, kur ‘për pak sa nuk pësoi sulm në zemër’ me të parë se kishte marrë ngjyrë të kuqe si gjaku  por, kishte një shpjegim shumë të thjeshtë.

Nëna nga Australia që ka dashur të mbetet anonime, kishte ngrënë një sandviç me rrepa të kuqe, piu lëng rrepash, si dhe i hëngri të thata të gjitha që mbetën në kuti, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte arsyeja që qumështi ka ndryshuar ngjyrën, por që nuk shkakton asnjë problem për shëndetin e fëmijës.

Qumështi pasi ndryshoi ngjyrën

Ngjarja që u shpërnda në një forum të nënave gji dhënëse, ka shqetësuar për faktin se mund të ketë ndonjë komplikim për fëmijën, gjë që mohua menjëherë nga ekspertët.

Madje, u rekomandua që të konsumohet sa më shumë rrepa e kuqe, meqë është e pasur me vitamina. /Telegrafi/

Exit mobile version