Site icon Telegrafi

Qumështarët sërish sot në protestë

Shoqata e Prodhuesve bashkë me Shoqatën e Përpunuesve të Qumështit do mbajnë protestën e radhës, sot nga ora 12:00.

Nisja e protestuesve do behet nga parkingu afër Pallatit të Rinisë, në kryeqytet. Në protestë janë të thirrur të gjitha shoqatat e Kosovës, partitë politike dhe te gjithë konsumatorët.

Përfaqësuesi i Prodhuesve të Qumështit nga Podujeva dje u ka bërë thirrje prodhuesve të tjerë që të mos marrin pjesë në këtë protestë.
AAK-ja ka njoftuar përkrahjen dhe pjesëmarrjen në këtë protestë. /Telegrafi/

Exit mobile version