Site icon Telegrafi

Qumësht për lulet: Nëse përdoret në këtë mënyrë, parandalon zhvillimin e sëmundjeve dhe mbron bimët nga dëmtuesit!

Ju duhen vetëm dy përbërës për këtë tretje të mrekullueshme

Ky ushqim është i shkëlqyeshëm për mbrojtje, por edhe për plehërimin e llojeve të perimeve dhe luleve, transmeton Telegrafi.

Qumështi përmban kalium, kalcium, squfur, fosfor, magnez, bakër, mangan, hekur dhe elemente të tjera që do të sigurojnë rritjen optimale të bimëve dhe t’i mbrojnë ato nga sëmundjet, dëmtuesit dhe insektet.

Gjatë kësaj periudhe, bimët janë të ndjeshme ndaj shfaqjes së kërpudhave, dhe tretësira e qumështit është një mjet i shkëlqyeshëm parandalimi që funksionon duke krijuar një shtresë mbrojtëse.

Ka mjaft arsye për ta bërë këtë zgjidhje dhe për të ndihmuar lulet të lulëzojnë më bujshëm gjatë verës.

Qe se si ta bëni:

Është më mirë të përdorni qumësht të freskët, jo me afat të gjatë qëndrueshmërie.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përzieni qumësht dhe ujë në përpjesëtim 1:3.

Spërkatni bimët ose lulet me këtë tretësirë, do të ishte më mirë ta bëni atë në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/

Exit mobile version