Telegrafi

Qumësht për eshtrat e meshkujve

Në një studim në të cilin janë përfshirë 100 meshkuj me moshë mbi 50 vjeçare, është treguar se konsumimi i qumështit është i dobishëm edhe pas ndërprerjes së konsumimit të tij.

Meshkujt brenda dy viteve kanë konsumuar qumësht të pasur me kalcium dhe vitaminë D që ka ndaluar apo ngadalësuar humbjen e masës kockore, ndërsa është interesante se si shëndeti i mirë i indit kockor ka qëndruar edhe 18 muaj pas ndërprerjes së konsumimit të qumështit të pasuruar.