Telegrafi

QUINT-i kërkon ministra kredibilë

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë dhe të Gjermanisë kanë mohuar të jenë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, pasi që, siç thonë ata, kjo çështje i takon ekzekutivit të vendit.

Megjithatë atë kanë theksuar nevojën që në postet ministrore të emërohen njerëz të kualifikuar dhe kredibilë, pasi, sipas ndërkombëtarëve, është përgjegjësi e ministrave që ta luftojnë korrupsionin dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit. /Zëri/