Telegrafi

Quim Torra u zgjodh president i Katalonisë

Parlamenti katalonas zgjodhi Quim Torra për president të provincës së Spanjës, duke parandaluar zgjedhjet e reja në Kataloni.

Tora mori 66 vota, ndërsa 65 deputetë votuan kundër.

Ai u propozua në këtë post nga ish-kreu i Katalonisë, Carles Puigdemont.

Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ditë më parë ka njoftuar nga Gjermania se heq dorë nga synimi i rizgjedhjes president i Katalonisë dhe përzgjodhi Quim Torra, si pasardhës i tij.

“Grupi ynë propozon deputetin katalanas, Quim Torra në drejtimin e presidencës së Katalonisë, një rajon i pasur në veri-lindje të Spanjës”, u shpreh Puigdemont. /Telegrafi/