Site icon Telegrafi

QuickPort Quattro

Kjo pajisje mund të pranojë njëkohësit katër disqe të formatit prej 2.5 ose 3.5 inçësh ose zgjidhje për SSD.

Disqet mund të jenë të kapaciteteve deri në 3 TB, ndërsa pajisja lidhet me kompjuterin me anë të USB 3.0 ose linjës eSATA, ndërsa në paketë vijnë edhe kabllot e nevojshme.

Pajisja ka të vendosur edhe dy ventilatorë për ftohjen e disqeve, me mundësi të rregullimit të shpejtësisë së rrotullimit.

Çmimi i Sharkoon SATA QuickPort Quattro në tregun evropian është 107.9 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version