Site icon Telegrafi

Quheshin “distile” dhe shërbenin për larjen e rrobave, 200 vite më parë – një e tillë është edhe sot në Tepelenë (Video)

Quheshin “distile” dhe shërbenin 200 vite më parë për larjen e rrobave sidomos të leshit. Një distil i tillë natyror ka mbijetuar dhe punon ende në Luginën e Bënçës, në Tepelenë.

Ana Bello zbret nga Teqeja Bektashiane e Turanit jo me kuaj, si vajzat e dikurshme, por me një autoveturë të vogël. Është atmosfera e Festes së Bajramit dhe ka sjellë disa nga shtrojet e teqesë për t’i larë.

Ana i tha korrespondentin të Zërit të Amerikës Raimond Kola se në fshatin e saj Qesarat tradita e punimit të leshit ruhet ende.

Pasi bisedon me Kristinën,të zonjën e Distilit, Ana do të kthehet sërish një ditë më vonë për të marrë shtrojet e lara.

Uji bie me presion dhe Kristina Bleta fut herë pas here shtrojet e leshta për t’i nxjerrë të bëra dritë.

Kjo zonë ruan mjeshtëri disaqindravjecare që disa organizata mjedisore synojnë t`i ruajnë në formën e një ekomuzeumi.

Exit mobile version