Site icon Telegrafi

“Quhesh plastikë dhe silikon”, Luana Vjollca në projektin e ri flet për paragjykimet ndaj ndryshimeve në pamje: Kam zgjedhur gjithmonë të hesht

Foto: Screenshot/YouTube

Po punonte prej më shumë se një viti për projektin e ri, i cili kësaj radhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me televizionin.

Me më pak grim e me një paraqitje më ndryshe, Luana Vjollca, ka rrëfyer shumëçka në projektin e ri personal “Thuaje” – një pjesë të të cilit e ka ndarë tashmë në platformën YouTube.

Në mesin e shumë gjërave, ajo ka folur për herë të parë për ndryshimet në pamje përfshirë nofkat ‘plastikë’ e ‘silikon’.

Luana Vjollca (Foto: YouTube)

“Jemi gjithmonë të prirur që çfarëdo gjëje të bëj dikush apo çfarë do gjëje të jetë dikush do të ketë gjithmonë keq të ai. Kjo është një etapë e jetës sime, e kam përjetuar e kam kaluar pa u marrë me to publikisht pra nuk besoj se njihet ndonjë skandal apo ndonjë kthim i përgjigjes i imi në të gjitha ‘memet’, komentet fyerjet, sharjet, personazhet publik. Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht por në vetminë time unë e kam vuajtur. Më ka ndryshuar si njëri. Unë njoh Luanën e vogël që ka qenë një gocë super lozonjare, super ekstroverte, super sociale, e qeshur gjithmonë që ka qejf të dalë të jetojë të rri me shoqëri dhe sot nuk e njoh më atë. Të ndryshon shumë. Ti largohesh bëhesh introverte. Mundohesh të mbrohesh dhe në fund krijon një lloj guaske dhe në fund të ditës të ka bërë dëm”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Luana Vjollca rikthehet me “Thuaje” dhe “Si njerëz”- synon ndërgjegjësimin ndaj bullizmit

“Siç më ka ndikuar njësoj edhe të pamja e jashtme, për të cilën diksutohem kaq shumë, sepse të vënë në një lloj presioni. Kur je e dobët quhesh anoreksike edhe pse nuk ke asnjë lloj problem me shëndetin. Je shumë e dobët me nënkuptim do të të thotë je shumë e shëmtuar. Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kilogramë që t’ia plotësosh dëshirën të mos jesh më e dobët dhe papritmas quhesh shumë e bërë. Ti do të jesh perfektja dhe pastaj jo po e lëviz pak portretin, e prek pak buzën tënde, shkon rregullon vetullat dhe sot quhesh thjesht plastikë dhe silikon. Kjo është e trishtë”, tha më tej moderatorja.

Luana Vjollca (Foto: YouTube)

Biondja theksoi se në pjesë të tjera do të flasë edhe më shumë rreth kësaj çështje, që pritet të shihet në javët në vazhdim.

Në kuadër të pjesës së parë, prezantuesja solli edhe krijimin e ri muzikor “Si njerëz” që pati reagime të shumta pozitive nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version