Site icon Telegrafi

Quentin Tarantino sqaron se cilët filma refuzon të shikojë, ndër ta është edhe hiti i Netflix

Quentin Tarantino

Quentin Tarantino është i njohur për kritikat e tij ndaj industrisë së filmit dhe shpesh thekson rëndësinë e origjinalitetit në skenar.

Në një bisedë me Bret Easton Ellis, Tarantino zbuloi se nuk është i interesuar për ripërpunimin e filmave.

Ai shpjegoi se e kishte parë disa herë përshtatjen origjinale të “Dune” të David Lynch dhe nuk donte ta shikonte më. Versioni origjinal i vitit 1984 i “Dune” konsiderohet si një nga filmat më të dobët të Lynch, ndërsa versioni i fundit ka marrë vlerësime.

Quentin Tarantino

Për Tarantinon, problemi i përgjithshëm është koncepti i ribërjeve.

“Njëri pas tjetrit, thjesht përsëritje pa fund. Njerëzit më pyesin: A e keni parë “Dune”? A e keni parë “Ripley”? A e keni parë “Shogun”? Dhe unë them: Jo, jo, jo”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Quentin Tarantino

Tarantino foli në mënyrë specifike për versionin e ri të Netflix të “The Talented Mr. Ripley”, i cili po drejtohet nga Andrew Scott. Ai theksoi se nuk e sheh kuptimin që vazhdimisht të përsëritet e njëjta histori.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji ai vlerësoi filmin që shumëkush e quajnë dështimin e vitit – “Joker: Folie a Deux”.

“Joker: Folie a Deux”

Ai vlerësoi veçanërisht aftësitë e aktrimit të Joaquin Phoenix. Ai tha se kjo ishte një nga interpretimet më të mira të aktrimit që kishte parë ndonjëherë.

Edhe pse shumë i shqetëson fakti që “Joker: Folie a Deux” i ngjan një muzikali, Tarantino mendon se është gjenial. /Telegrafi/

Exit mobile version