Telegrafi

Queiroz: Ronaldo më i mirë në botë, Messi nuk futet në konkurrencë

Të gjithë ata që përcjellin futboll kanë marr pjesë në një debat se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por trajneri aktual i Iranit, dhe ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante. 

Sipas tij Ronaldo është më i miri nga njerëzit, ndërsa Mess nuk është i tillë.

“[Cristiano Ronaldo] është lojtari më i mirë në botë”.

“Gjithmonë e kam thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është jashtë kësaj bote”.

“Nëse do të ishte njeri, ai nuk do ta kishte atë moment magjik kundër Iranit në Kupën e Botës 2014”.

“Nuk më pëlqen të humbas, por nga ajo ndeshje u largova jo me ndjenja negative”.

“Ishte një moment magjik ai që ndodhi në atë ndeshje”.

Queiroz që do ta ketë përballë Portugalinë ka bërë shaka duke thënë se ka disa Ronaldos në skuadrën e tij.

“Kohët kanë ndryshuar, tani kam disa Ronaldo të tjerë me mua”.

“Lojtarë të rëndësishëm si [Alireza] Jahanbakhsh, [Reza] Goochannejad dhe [Ali] Karimi”, ka thënë Queiroz. /Telegrafi/