Telegrafi

Queiroz: Ronaldo është ‘supermen’

“Ronaldo është kampion dhe si lojtar, ai është supermen. Në atë se si i hy një ndeshjeje nga ana mendore, ai është aq i fortë dhe ka aq besim. Gjithmonë ka qenë kështu, që prej se fillova ta stërvis si 18-vjeçar. Ai ka kokën e një kampioni”.

“Ai është dikush që gjithmonë ka qenë në gjendje të performojë mbi kërkesat e lojës. Është fantastike të punoj me një lojtar vërtet të veçantë në skuadrën tonë, që i ka treguar botës se është fitues edhe para se të nisë Botërori. Kjo e bën më të lehtë fitimin e sigurisë te pjesa tjetër e skuadrës së Portugalisë”, tha Queiroz. /Telegrafi/