Telegrafi

Quaresma i trishtuar me sulmin jashtë stadiumit të Besiktasit (Foto)

Një orë pas fitores së Besiktasit me rezultat 2-1 ndaj Bursaspor ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm jashtë stadiumit Vodafone Arena.

Ndaj këtij shpërthimi ka reaguar edhe ylli i Besiktasit, Ricardo Quaresma, i cili është trishtuar me pamjet.

Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit në Stamboll ndodhi teksa gazetarët e Besiktasit ishin në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

“Një nga gjërat më të trishtuara që kam parë”, ka shkruar portugezi në Instagram.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga stafi i të dy skuadrave apo tifozë pasi fatmirësisht stadiumi ishte i boshatisur.

Shpërthimi ka ndodhur pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. /Telegrafi/