Një orë pas fitores së Besiktasit me rezultat 2-1 ndaj Bursaspor ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm jashtë stadiumit Vodafone Arena.
Ndaj këtij shpërthimi ka reaguar edhe ylli i Besiktasit, Ricardo Quaresma, i cili është trishtuar me pamjet.
“Një nga gjërat më të trishtuara që kam parë”, ka shkruar portugezi në Instagram.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga stafi i të dy skuadrave apo tifozë pasi fatmirësisht stadiumi ishte i boshatisur.
Shpërthimi ka ndodhur pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. /Telegrafi/