Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre ndaj Iranit, e vlefshme për Grupin B në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Është Ricardo Quaresma, i cili ka shënuar për epërsinë e portugezëve prej 1-0.
Goli i Quaresmas erdhi në stilin e tij nga një goditje me trinën e jashtme nga jashtë zone.
https://twitter.com/itsZTrading/status/1011320043504742400
Ky gol u shënua në minutën e 45-të të ndeshjes.
Goli erdhi pas asistimit të Adrien Silva. /Telegrafi/